Wenger: Do të befasojmë rivalin në ndeshjen e sotme

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se ata kanë fuqi golashënuese për ta befasuar rivalin e sotëm të Ligës së Kampionëve, Milanin. “Ne mund të shënojmë gola, në dy ndeshjet e kaluara në shtëpi ne kemi shënuar 12. Andaj e dimë se mund të shënojmë gola. Ky është caku nesër (sot). Po ashtu duhet të gjejmë një ekuilibër të mirë në mes të sulmit dhe mbrojtjes, pasi caku jonë i dyfishtë është edhe të mos pranojmë. Por i njoh mirë lojtarët e mi, e di se ata janë lënduar nga rezultati i parë dhe e di se ata kanë krenarinë e tyre. Ata do të dalin dhe do bëjnë një paraqitje. Ka mundësi që ne të shkojmë më tej. Futbolli është futboll, e dini? Ne pësuam 4-0 nga Milani, por ata kishin pesë goditje në drejtim të golit dhe ne kishin 55 për qind posedim kur nuk luajtëm aspak mirë. Dy gjëra mund të ndryshojnë: nëse ata mund të shënojnë katër atëherë edhe ne mundemi, pse jo? Ne do të përpiqemi. Ne e dimë se mund të bëjmë një performancë më të mirë. Dhe ju mund t’i thoni Milanit se ne do të luajmë në një fushë futbolli, një fushë të vërtetë futbolli”, ka thënë Wenger

Comments are closed.