Wenger: Me fitoren ndaj Milanit, kemi rikthyer krenarinë tonë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se krenaria e tyre është rikthyer pas fitores së mbrëmshme 3-0 ndaj Milanit, edhe pse ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4-3. “Ne u rikthyem me një paraqitje të mirë sonte dhe jemi të zhgënjyer pasi ne e prekëm kualifikimin. Ne kishim shanse dhe nuk i shfrytëzuam, por ne ishim shumë afër. Mendoj se ne vuajtëm ca në pjesën e dytë fizikisht, pasi dhamë shumë në Liverpool. Pastaj u lodhëm në mesfushë, ku nuk kishim opsione në karrigen rezervë dhe na vjen keq. Lojtarët bënë një paraqitje pa të meta, me një shpirt fantastik dhe ju vetëm mund t’i uroni ata”, ka thënë Wenger. Arsenali arriti dje një fitore morale ndaj Milanit duke e mbyllur me rezultat 3-0 ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampioneve. Skuadra e topçinjve për pak mund të çonte në 4 numrin e golave pas një rasti të mirë në fillimin e pjesës së dytë, që dështoi falë mungesës së fatit por edhe ndërhyrjes së portierit të Milan.

Comments are closed.