Wollfarth: Ecuria e reformave, përgjegjësi e klasës politike

Ambasadori i OSBE-së, në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar nga politika, bashkëpunim për reformat, të cilat do të bëjnë të mundur integrimin e vendit në BE. Në një takim të zhvilluar në Bashkinë e Fierit me kryebashkiakun Baftjar Zeqo, Wollfarth u shpreh se ecuria e reformave në Shqipëri është përgjegjësi e klasës politike. Ndër të tjera, ambasadori i OSBE theksoi se procesi i integrimit duhet të kthehet në një axhendë kombëtare. Ndërsa i është referuar reformës zgjedhore, ambasadori Wollfarth theksoi se OSBE-ja është e gatshme të asistojë për ndryshimet në kodin zgjedhor por shtoi se reforma zgjedhore duhet të ketë bashkëpunimin e të dyja palëve. Për ambasadorin e OSBE, me rëndësi primare aktualisht është Kodi Zgjedhor dhe për këtë tha ai, OSBE do asistojë për ndryshimet në këtë kod.

Comments are closed.