Wollfarth: Jam në favor të heqjes së imunitetit

– Zoti Rama pranoi që të votojë edhe heqjen e imunitetit, si pjesë e reformës në drejtësi. Deklarata shkon në sinkron me atë të Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit. Ju si e shihni këtë lëvizje?

Ky është një kontribut i rëndësishëm në një diskutim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Imuniteti duhet të përdoret vetëm për t’u shërbyer njerëzve dhe për asgjë tjetër; dhe duhet të ketë kufij. Unë jam në favor të një zgjidhjeje dhe votimi të shpejtë.

– Mendoni se klasa politike ka gjetur tashmë rrugën e bashkëpunimit dhe komunikimit? Mendoni se jemi afër statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian apo ka diçka më shumë që ne nuk e dimë?

 Mund të përgjigjem vetëm nga këndvështrimi i Prezencës së OSBE-së, se “statusi i vendit kandidat” është shumë më afër, por mbetet gjithashtu ende shumë punë për të bërë. Procesi i reformave duhet të vazhdojë – reforma zgjedhore, parlamentare dhe reforma në drejtësi, për të përmendur vetëm më të rëndësishmet. Unë, sigurisht, që uroj të ketë një rekomandim pozitiv, por në fund vendimi i takon Komisionit, i cili ia paraqet rekomandimin e tij shteteve anëtare të BE-së.

– Për sa i përket imunitetit, mendoni se është më mirë ndërhyrja në Kushtetutë apo varianti i mazhorancës me dorëheqje individuale të imunitetit?

Jam i sigurt që bashkërisht mund të gjendet një zgjidhje e mirë në Parlament. Kushtetuta nuk duhet prekur çdo ditë.

 

Comments are closed.