Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka deklaruar se nuk kanë rëndësi afatet për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, por e rëndësishme është që të zgjidhet një person me integritet moral dhe mbi të gjitha konsensual. Në një prononcim për mediat, Wollfarth  ka kërkuar që procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të jetë në përputhje me ligjin. “Nuk është me rëndësi emri por kandidati duhet të jetë një person me integritet të lartë. Zgjedhja e kryeprokurorit duhet të jetë brenda kornizave ligjorë. Ideale do të ishte të zgjidhej me konsensus”, tha Wollfarth. Deklarata e ambasadorit të OSBE-së u bë pas  inagurimit të projekti të mbikqyrjes elektronike të të dënuarve

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin