Wollfarth: Reforma zgjedhore me rëndësi për demokracinë

“OSBE mbështet përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane. Procesi i integrimit është një ndër përparësitë kryesore të vendit, është në krye të agjendës së Shqipërsië. Prezenca e OSBE në Shqipëri punon ngushtë me prezencën e BE për projektet kryesore strategjike, për të çuar më tej agjendën e integrimit”. Ndërsa ka folur në Konferencën e Gjashtë të Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit, ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth theksoi se fjala kyçe për procesin e integrimit është është solidariteti dhe partneriteti. Sipas tij, nëse duhet që integrimi të jetë i i suksesshëm, atëherë të ndahen përjetimet dhe eksperiencat. “Parnteriteti për të siguruar se ato për ç’ka bien dakort në parlament zbatohen në jetën, pasi zbatimi bën të mundur ndryshimin. Është e rëndësishme të ketë mundësi të tjera mbledhje si kjo konferenca e sotme”, nënvizoi ai.

Drejtësia dhe reforma ligjore

Po ashtu, ambasadori i OSBE foli edhe për disa nga sfidat e qeverisë, çështjen e drejtësisë dhe të reformës ligjore. Sipas tij, sistemi gjyqësor është element i rëndësishëm në një vend demokratik dhe se ky është një proces i rëndësishëm për të gjitha vendet e tjera të rajonit. “Orientimi i qartë i qeverisë dhe parlamentit ka qenë për miratimin e legjislacionit që është në përputhje të plotë me atë të BE. Do të inkurajonim që të mishëronit vlerat e BE, duke i përdorur ato në praktikat e përditshme”, vlerësoi ambasadori i OSBE. Wollfarth është ndaluar edhe në reformën elektorale, duke theksuar se është një ndër çështjet që OSBE ka më tepër për zemër. “Një reformë zgjedhore përbën një ndër remformat më të rëndësishme për të çuar më tej demokracinë, është një refomë ku vijon puna në Parlamentin Europian. Aktorët të ndërtojnë një praktikë pozitive. Besimi i ndërsjelltë ndërmjet faktorëve është i rëndësishëm që kjo reformë të finalizohet në mënyrën e duhurt. Çdo reformë të shoqërohet nga vendasit”, nënvizoi ai.

Çështja e pronave

Ambasadori i OSBE theksoi se çështja e pronave, është një çështje  e rëndësishme. “Çështja e cila bie në fushën e mandatit tonë. Legjislacioni konfliktual e ka bërë reformën më të komplikuar, ka çuar në heqjen e cënimin e sigurisë ligjore. Qeveria duhet të falenderohet në draftin e stratgjisë për pronat, kjo strategji të hap rrugën për miratimin e ligjeve përkatëse. Sipas pikëmpamjes sonë, kur qytetarët e çdo vendi të jenë mbështetës të këtij procesi, kjo gjë mund të pritet kur qeveritë dhe parlamenti të shpjegojë se çfarë përbën ky proces dhe çfarë është i mirë për qytetarët. Përfshirja e shoqërisë civile është e rëndëisshme për të sqaruar se çfarë është dhe çfarë përfaqëson integrimi”, vlerësoi në fjalën e tij, ambasadori i OSBE.

Comments are closed.