Xhamia e madhe do të ndërtohet tek Sheshi i Namazgjasë

Komisioni miraton ndërtimin e xhamisë

Miratohet kërkesa e Komunitetit Mysliman për ndërtimin e xhamisë së madhe. Në mbledhjen e radhës, do përcaktohet zyra projektuese

Komisioni i ngritur pranë bashkisë Tiranë për xhaminë e madhe ka miratuar propozimin e Komunitetit Mysliman për ndërtimin e saj tek Sheshi i Namazgjasë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e radhës që ka zhvilluar komisioni i drejtuar nga kryebashkiaku, Lulzim Basha. Në përbërje të këtij komisioni, është edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, nënkryetari, sekretari i Përgjithshëm, përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve, përfaqësuesi i Prefektit, i Këshillit të Qarkut, Myftiu i Tiranës, tre përfaqësues të komunitetit të besimtarëve të Tiranës, përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Këshillit të Ministrave, Shoqatës “Tirana”, Administratori i Përgjithshëm i bashkisë dhe 5 drejtorë të bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e ardhshme, Komisioni do të diskutojë për mënyrën se si do të veprohet për projektin e Xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri, apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës.

Mungesa e hapësirave

Besimtarët mysliman për shumë kohë janë hasur me problemin e mungesës së hapësirave ku të faleshin, pasi xhamitë e kryeqytetit kanë qenë të tejmbushura. Por me vendimin më të fundit, të marrë nga ana e Komisionit të drejtuar nga kreu i bashkisë së Tiranës, tashmë besimtarët do kenë një xhami të re, e cila pritet të ndërtohet së shpejti. Komuniteti Mysliman Shqiptar ka pasur kohë që ka aplikuar për ndërtimin e një xhamie të re në kryeqytet, kjo nga nevoja e madhe që është ndier për ndërtimin e një të tille sa më shpejt. Sidomos gjatë ditëve të premte, të xhumave, dihet që fluksi i besimtarëve është shumë i madh, gjë që i detyron besimtarët që të falen nëpër rrugë, jashtë xhamisë në qendër. Ndonëse në qytetin e Tiranës ka edhe xhami të vogla lagjesh, por ato nuk e përballojnë dot fluksin që ka nga besimtarët e saj. Ky vendim ka gjetur përkrahjen e shumë myslimanëve dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për besimtarët.

Vendimi

Komisioni i ngritur pranë bashkisë Tiranë për xhaminë e madhe, ka miratuar propozimin e Komunitetit Mysliman për ndërtimin e saj tek Sheshi i Namazgjasë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e radhës që ka zhvilluar komisioni i drejtuar nga kryebashkiaku, Lulzim Basha. Në përbërje të këtij komisioni është edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, nënkryetari, sekretari i Përgjithshëm, përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve, përfaqësuesi i Prefektit, i Këshillit të Qarkut, Myftiu i Tiranës, tre përfaqësues të komunitetit të besimtarëve të Tiranës, përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës

Besimtarët myslimanë për shumë kohë janë hasur me problemin e mungesës së hapësirave ku të faleshin, pasi xhamitë e kryeqytetit kanë qenë të tejmbushura. Por, me vendimin më të fundit, të marrë nga ana e Komisionit të drejtuar nga kreu i bashkisë së Tiranës, tashmë besimtarët do kenë një xhami të re, e cila pritet të ndërtohet së shpejti.

Comments are closed.