Yoga dhe të mirat shëndetësore për trupin e njeriut

Yoga është praktikuar prej shumë vitesh dhe aktualisht rreth 11 milionë amerikanë po shijojnë të mirat e saj në shëndetin e tyre. Yoga në përgjithësi do të thotë më pak streës dhe më shumë qetësi. Kohët e fundit, ajo përfundimisht është përcaktuar si një tendencë. Leksionet e yogës ndër të tjera përfshijnë edhe disa forma të ndryshme teknike frymëmarrjeje, si edhe teknikën e meditimit të pastër. Disa leksione të yogës janë projektuar ekzluzivisht për relaksin. Por ka stile të yogës që të mësojnë të lëvizësh trupin në mënyra të reja. Përzgjedhja e njërit prej këtyre stileve ofron avantazhe të shumta për shëndetin. Kur disa persona mendojnë se yoga, është një lloj gjimnastike, e vërteta është se asnjëherë nuk jemi të vjetër në moshë për të përmirësuar fleksibilitetin. Pozicionet e ndryshme të ushtrimit të yogës na ndihmojnë edhe për përmirësimin e muskujve. Por jo vetëm, sepse yoga zhvillon gjithashtu të gjitha pjesët e trupit tonë. Dhe ndikimi i yogës në përmirësimin e pjesëve të ndryshme të trupit shikohet brenda një periudhe të shkurtër kohore. Sipas një studimi, pjesëmarrësit kanë pasur deri në 35% përmirësim në termat e fleksibilitetit pas tetë javësh ushtrimi të yogës. Disa stile të yogës si përshembull Ashtanga, janë më rigoroze se stilet e tjera. Praktikimi i njërit prej  këtyre stileve të ndihmon  në përmirësimin e tonifikimin e muskujve. Por edhe stilet e tjera të yogës, si psh Iyengar ose hatha, të cilët përqendrohen në lëvizjen, na ndihmojnë për rezistencën e trupit. Për shkak të frymëmarrjes së thellë që kërkohet gjatë ushtrimit të yogës, kjo e fundit ndihmon aftësinë polmonare të njeriut. Por, yoga nuk është e përqendruar në kapacitetet aerobike, siç është çiklizmi apo vrapi.

Comments are closed.