Zakonet e këqija që bëjmë zakonisht kur ushqehemi

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Të mos i kushtosh rëndësi ushqimit që konsumon
Shmangni të punuarin në tavolinën tuaj, ose të folurin në telefon kur ju hani, sepse ju do të konsumoni më shumë seç duhet. Vendosni çdo gjë që ju do të hani në një pjatë, për të marrë një ide më të mirë të konsumit tuaj të saktë.

Të mos hani drekë
Nëse ju nuk hani drekë, ka më shumë mundësi që ju të konsumoni edhe më shumë gjatë ditës. Përveç kësaj, elementet ushqyesve thelbësore për shëndetin tuaj, të tilla si fibrat dhe kalciumi, ulen shumë.

Të hani nga mërzitja
Përpara se të hani, pyesni veten nëse jeni vërtetë të uritur.

Të mbarosh pjatën e tjetrit
Këtë zakon e kanë përgjithësisht mamatë. Ato mbarojnë pjatën e lënë nga fëmijët.

Të zgjidhni porcione të mëdha
Jini të vetëdijshëm se sa më shumë ushqim të keni para jush, aq më shumë do të konsumoni. Konsumoni vetëm sipas nevojave tuaja.

Të kriposni ushqimin
Shumë kripë mund të rrisë rrezikun e hipertensionit, e cila mund të shkaktojë sëmundje të zemrës ose goditje në tru.

Të anashkaloni drekën ose të hani thjesht një sallatë
Për të ruajtur energjitë duhet të hahen të gjitha vaktet.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here