Dy makina të eskortës së kryeministrit Edi Rama, janë përfshirë në një aksident të rëndë në Korçë.

Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në mesditë në hyrje të qytetit juglindor.

2 automjetet e eskortës së Ramës janë përplasur me një automjet të tretë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital. / Syri.net