Zbulohet diamanti rozë. Kërkohej prej 26 vjetësh

Është ngjyrë rozë dhe rreth 13 karatë. Ky diamant është një nga gurët më të rrallë dhe më të çmuar të gjetur ndonjëherë në botë. Është gjetur në Australi në një minierë diamentesh në Rio Tinto të rajonit të Kimberleyt dhe është pagëzuar me emrin “Argyle Pink Jubilee”. Një diamant i këtij kalibri është i paprecedentë-ka thënë Josephine Johnson, e divizionit Argyle Pink Diamonds. “Kemi pritur 26 vjet për të nxjerrë një gur të tillë dhe vështirë se do të mund të gjejmë më këtë lloj diamanti“.

Emri i gurit është frymëzuar nga diamanti i Mbretëreshës Elisabetë, një Williamson Pink (24 karatë), që iu dha mbretëreshës me rastin e martesës së saj me Dukën e Edimburgut në vitin 1947. Diamanti Williamson u gjet edhe ai në Tanzani.

Similar Posts