Zbulohet emri dhe fytyra e ushtarit amerikan që masakroi 16 civilë në Afganistan

Ka një emër më në fund ushtari amerikan që vetëm pak ditë më parë masakroi 16 civilë afganë, mes të cilëve nëntë fëmijë në provincën e Kandaharit. Bëhet fjalë për rreshterin  Robert Bales, 38 vjeçar, ushtar veteran i dekoruar në luftën në Irak.

Burri është babai i dy fëmijëve dhe është plagosur disa herë gjatë misioneve dhe sipas juristëve të tij deri tani ka pasur një karrierë të shkëlqyer. Tani rreshteri është transferuar në Kuvajt në një burg ushtarak nëKansas. Edhe familja e tij e cila tashmë mund të rrezikohet për hakmarrje është marrë në mbrojtje. Lajmi është bërë i ditur nga “New York Times”.