Zbulohet FOTO-ja e të riut që u plagos në atentatin me eksploziv në Vlorë

I riu që shikoni në foto është plagosur ditën e sotme në atentatin me eksploziv të ndodhur në Vlorë.

Burime nga policia thanë se ai është identifikuar si Ines Hajrulla dhe është djali i një biznesmeni të njohur në qytetin bregdetar.

Por jo vetëm kaq. Sipas policisë, 25-vjeçari Ines Hajrulla është me precedentë të shumtë kriminalë dhe dyshohet se kjo është arsyeja e atentatit me eksploziv.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje  ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit  i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive.

Shtetasi I.H., është shtetas me preçedentë të theksuar kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Comments are closed.