Zbulohet modeli i ri, iPad3

iPad i ri mund të gjendet në tregjet amerikane duke filluar që nga data 16 mars. Modeli i ri përmban lidhje 4G dhe përshtatet me rrjetet AT&T dhe Verizon. Fotokamera është 5 megapixel me teknologjinë e iPhone 4S. Ngjyra bardhezi është një ndër karakteristikat kryesore të tij. Objekti do të ketë të njëjtat çmime të iPad 2 në versionet me 16 dhe 64 giga. iPad-i i ri i “Apple” është me cilësi të lartë, një milion piksel më shumë se televizioni më i mirë “high definition”.  Të dhënat janë publikuar në San Francisko dhe janë transmetuar në rrugë streaming edhe në Londër. Deri tani kompania “jetime” nga vdekja e Steve Jobs nuk i ka dhënë një emër objektit, duke e quajtur vetëm “iPad-i i ri”.  ”Apple” udhëheq revolucionin post-PC. Ne kemi tre instrumentë post-PC. Kompanitë e tjera do të ishin të lumtura po të kishin vetëm një”, ka deklaruar administratori i deleguar, Tim Cook, gjatë prezantimit të produktit në San Francisko. Duke vijuar fjalimin, Cook ka saktësuar se janë 172 milionë aparatet e shitura të “Apple”, si iPod, iPhone dhe iPad. “76 për qind e të ardhurave vijnë nga produktet post-PC”, ka shtuar Cook.

Comments are closed.