Mjafton një kontakt i vogël me virusin HIV, për të sëmurur qelizat e gjakut, edhe ato që nuk do të infektohen në të vërtetë. Kjo lloj karte identiteti negative, që mund të ketë efekte negative për limfocitet që duhet të luftojnë virusin, hap derën e mundësive të tjera të kurimit. Zbulimi vjen nga një grup shkencëtarësh italiane të koordinuar nga Claudio Casoli i “Qendrës së Kërkimeve Mjekësore dhe Diagnozës Molekulare Gemiblab” të Parmës dhe nga prof. Andrea Cossarizza i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, që kanë zbuluar se HIV-i është në gjendje të ndryshojë cilësinë e molekulave të vogla të RNA-s, që quhen “Micro-RNA”, apo “MIRNA”, jo vetëm tek qelizat, të cilat janë infektuar nga HIV, por edhe të atyre që vetëm kanë qenë në kontakt me të. Mini RNA-të janë molekula RNA që përbëjnë rreth 1 për qind të të gjitha kodeve gjenetike dhe kanë përmasa molekulare shumë të kufizuara. Për këtë motiv, deri pak kohë më parë, ka qenë shumë e vështirë të identifikohen dhe të studiohen. Tashmë, dihet se ekzistojnë rreth një mijë MIRNA, që nuk janë drejtpërdrejt të përfshira në sintezën e proteinave, por rregullojnë shumë aktivitete qelizore dhe kanë një rol të madh në patologji të ndryshme neoplastike dhe degraduese. Studimi i përbashkët mbi rëndësinë e MIRNA-ve në infeksionin që shkakton HIV ka marrë në ekzaminim grupe me pacientë të ndryshëm të HIV+, nga ata me infeksion akut tek ata shumë të rrallët, sistemi imunitar i të cilëve kontrollon në mënyrë perfekte virusin pa pasur nevojë për ilaçe. Në limfocitet e këtyre pacientëve virusi lë një “vulë molekulare”. Studimi që u publikua në revistën ndërkombëtare Blood (e American Society of Hematology), identifikon një strategji të re të përdorur nga virusi për të luftuar përgjigjen imunitare dhe hap perspektiva të reja në mënyrë të veçantë në krijimin e kurave të reja efikase për të luftuar sëmundjen.