Zbulohet turisti i parë që do të shkojë në Hënë (FOTO)
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth Hënës.

“Unë zgjedh të shkoj në Hënë”, tha miliarderi japonez Yusaku Maezawa, 42 vjeç. Ai pritet të niset nga Rocket Big Falcon (BFR), një sistem nisjeje që u zbulua nga Musk në vitin 2016.

Misioni, i cili aktualisht është planifikuar për vitin 2023, do të shënojë vizitën e parë në Hënë nga njerëzit që nga Apollo 17 e NASA-s në vitin 1972. Njoftimi është bërë në selinë qendrore të SpaceX në Hawthorne, Kalifornia, të martën.

Kompania tha se fluturimi përfaqësonte “një hap të rëndësishëm për njerëzit e zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë”. Më parë në Twitter, Musk kishte lënë të kuptohet se pasagjeri do të ishte nga Japonia.

Vetëm 24 njerëz kanë vizituar Hënën, të gjithë amerikanë. Disa nga misionet e Apollo-s orbituan në Hënë pa u ulur në të. Megjithatë, ky udhëtim do të mbështetet në një raketë që ende nuk është ndërtuar dhe Musk ka thënë: “Nuk është 100% e sigurt nëse do ta realizojmë këtë fluturim”.

Shikoni edhe videon: 12 Strategjite e suksesit te Elon Musk

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *