Zbuloni dietën personale anti-celulit

Ndiqni në faqet tona një dosier të tërë anticelulit. Natyrisht na do ta nisim nga mënyra e të ushqyerit dhe masat që duhet të marrim në tavolinë për të kaluar më pas në ndërhyrjet e tjera.Edhe pse mund të jeni shumë të kujdesshme nuk arrini dot të zhdukni celulitin e urryer që nuk i jep aspak hijeshi vithjeve dhe kofshëve tuaja. Ndoshta sepse nuk keni gjetur ende dieten e duhur për organizmin tuaj. Sipas omeopatisë ekzistojnë katër lloje femrash të cilat kanë karakteristika fizike preçize.  Në numrat e ardhshem do të kalojmë edhe përtej masave që merren në tavolinë

Tipi karbonik

Me fytyrë të rrumbullakët, ngjyrë të zbehtë, duar të vogla dhe femërore. Ju keni një konstrukt karbonik që në fakt ka tendencën të mbledhe celulit nga pak kudo: mbi këmbë, vithje, krahë dhe bark. Duhet të evitoni ëmbëlsirat, bukën, qumështin, vezën, të cilat fiziku juaj nuk i metabolizon mirë. Preferoni proteinat e mishit dhe të peshkut, frutat me acid si ananasi nerënxa, portokalli, kivi dhe limoni

Menuja

Mëngjes: Një tas të vogël oriz dhe një kafe  ose një grusht çereale dhe një kuti me yogurt nga ata me yndyrë me përqindje të ulët.Drekë: 150 gr mish viçi në grilë shoqëruar me sallatë ose 200 gramë salmon në furrë me karota dhe fasulePasdite:Një lëng frute Darkë : 60 gramë oriz me bizele me një sallatë me karrota dhe dy feta ananas

Tipi fluorik

Natyra ju ka dhuruar një fizik të hollë dhe është shumë e vështirë që ju të shtoni në peshë? Por as ju nuk jeni të imunizuar nga celuliti që përqëndrohet me shumë poshtë vithjeve. Motivi ? Janë toksinat e akumuluara për shkak të disa veseve si alkooli, kafeja, duhani. Hiqni dorë prej tyre dhe përfshini në dietë disa ushqime purifikuese  si jogurt, fruta, perime të gjalla.

Menuja

Mëngjesi: 4 biskota të thata dhe një tas me qumesht të skremuar ose një fetë tortë me fruta dhe një lëng frutash të tharta. Dreka: 60 gr makarona me domate dhe 200 gr peshk ne furrë dhe perime të gjalla. Pasditja: Një jogurt Darka: Niseni me një sallatë me perime të gjalla dhe vazhdoni me një rizoto me perime . Ose me një racion pure të fresket shoqëruar me lugë djathë të grirë

Tipi fosforik

Keni një fytyrë të dobët, vithjet të holla dhe gjoksin e vogël ? Por vuani nga fryrjet në këmbë dhe në kofshë. Duhet të reduktoni mjaft kripën  dhe elementet e konservuar ose ato me konservante . Jepini përparësi asparageve, qepëve dhe frutave të kuqe.Po edhe midhjeve, karkalecave  dhe parmixhanit të stazhionuar: janë të pasur me minerale dhe ndihmojnë të çlirohesh nga lëngjet e shumtë.

Menuja

Mëngjesi: Tre biskota dhe një lëng frute. Ose një jogurt me agrume dhe një grusht me çereali. Dreka: 150 gr me mish kali në zgarë me brokoli rë ziera  ose 150 grame rosto viçi me sallatë. Pasdite: Një grusht me arra ose me bajame. Darka: 60 gr rizoto ose patate me nje lugë vaji dhe një lugë parmixhano. Ose 200 gr salmon me asparage të zierë dhe një sallarë mikse me karkaleca dhe kallamarë me fruta.

Tipi sulfurik

 Fiziku juaj është harmonik me muskuj të zhvilluar mirë ? E githë kjo është falë një metabolizmi të mirë që nuk grumbullon fare yndyrna. Por shpesh edhe ky lloj konstrukti edhe pse mjaft i mirë ka tendencën të rëndohet. Celuliti krijohet në pjesët e sipërme të trupit në shpatulla dhe bark. Duhet ta luftoni me barishtet, frutat dhe djathin, mjafton të mos jenë të stazhonuar.

Menuja

Mëngjesi: një frulato me banane me një tas me çaj jeshil ose një tas me qumësht të skremuar me çereale dhe një tas me kafe.Dreka: Një kofshë pule ose gjeli në furrë me sallatë më lakra , finoke, karrota ose një peshk në zgarë me panxhar sallatë . Pasdite: tre nespulla. Darka: Një tas me supe me oriz dhe patate me kunguj dhe spinaqe të zjerë. Një frutë :  mollë, dardhë, pjeshkë

Comments are closed.