Zgjatimi i Bulevardit të kryeqytetit, nesër 7 studio paraqesin projektet e tyre

7 studio arkitekturore do të paraqesin nesër projektet e tyre, për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Këto studio do të sjellin dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth. Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, përfshirë edhe zgjatimin e Bulevardit si dhe për zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit. Studiot arkitekturore si DAR Group Turkey & United Kingdom, West 8 – The Netherlands, Albert Speer & Partners – Germany, Cino Zuçhi Architetti – Italy, Gerkan, Marg & Partners – Germany, Kees Christianse & Partners – The Netherlands, Grimshaë Architects – United Kingdom, do të prezantojnë masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha. Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura. Kryetar i Jurisë është Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndërhyrjet në infrastrukturë pritet t`i japë zgjidhje një sërë problemesh në kryeqytet të cilat lidhen me reduktimin e trafikut dhe me uljen e ndotjes sidomos në zonën ku kalon lumi Tirana.

Comments are closed.