Zgjedhja e presidentit, Rama: Për BE, mënyrë për të provuar pjekurinë e Shqipërisë

I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se sa i takon qëndrimi amerikan për Presidentin e ri është se Shqipëria duhet ta kapërcejë këtë si provë pjekurie dhe se duhet ti jepet vendit një figurë e unitetit kombëtar. “Edhe sa i takon BE-së zgjedhja e Presidentit duhet të jetë një moment vendimtar për të gjykues nivelin e pjekurisë së klasës politike e për të parashikuar si do rrjedhin gjërat nisur nga mënyra e zgjedhjes së tij. Presidenti i zgjedhur nga qeveria nuk është as figurë uniteti e as shprehje e pjekurisë së politikës”, u shpreh Rama. Ai e cilësoi të rëndësishme vizitën e tij në Uashington dhe Nju Jork, sepse u vendosë një gur të mëtejshëm në themelin e bashkëpunimit dhe u krijuan kushte edhe më optimale për një komunikim të vazhdueshëm me atë që është partneri ynë kryesor strategjik, partner që mbështet Shqipërinë, popullin shqiptar dhe si të tillë SHBA-të janë të patjetërsueshëm për ne. “Në takimin që patëm në Department nuk patëm asnjë diferencë qëndrimesh dhe nëse mund të them diçka për takimin që u zhvillua pa praninë e mediave, është fakti që viti 2011 nuk duhet të përsëritet më, si një vit që ishte traumatik duke filluar nga tragjedia e 21 janarit dhe duke vazhduar me zgjedhjet shumë të kontenstuara dhe njëkohësisht edhe shumë të diskutuara në 8 maj. Nuk folëm për detaje konkrete, por shprehëm vullnetin që gjërat të rikthehen në rrugën e duhur, një rrugë ku nuk kanë qenë që prej antarësimit në NATO”, u shpreh Rama.

-Pas vizitës a e sheh Partia Socialiste me afër pushtetin?

Besoj se kjo vizitë na shërbeu për të paraqitur nga shumë afër atë që ne jemi; si një forcë e angazhuar për ta rilindur Shqipërinë, rimëkëmbur ekonominë, për ta rivendosur demokracinë, ripërtërirë shoqërinë dhe për ta bashkuar Shqipërinë me Europën.

– Diçka që ka bërë përshtypje nga kriza e paszgjedhjeve në Tiranë është fakti që SHBA, publikisht së paku nuk kanë qenë aq të ashpër saç kanë qenë partnerët tanë europianë. A u fol për zgjedhjet në këtë takim?

Ishim tërësisht në një mendje që 2011 është një vit që nuk duhet të përsëritet në të gjithë kompleksitetin e saj. Është një vit që ka kushtuar shumë jetë njerëzish të pafajshëm, por edhe zhgënjim të thellë të qytetarëve shqiptarë ndaj votës e të partnerëve tek qeveria… Për këtë arsye, reforma zgjedhore, nga partnerëet amerikanë, ashtu si ata europianë, shihet si një moment kyç, nga i cili duhet të jepet garanci popullit shqiptar se vota e tyre do të jetë e sigurt dhe që shprehja e vullnetit nuk do të cënohet si në të shkuarën?

– A u lidhët në vizitën tuaj në Uashington me Zotin Arvizu dhe cila ishte merita e tij në këtë vizitë që ai vetë e shpalli dhe përveç kësaj, a ka patur një lobim tjetër ekstra për vizitën tuaj në Uashignton?

PS nuk ka asnjë kontratë lobingu pasi i besojmë kontaktit të drejtëpërdrejtë dhe na mjaftojnë lidhjet që kemi me kongresmenë dhe senatorë, që janë njerëzit e interesuar për Europën, rajonin etc… Ftesa u bë nga ana e SHBA, prandaj nuk kishte nevojë për lobim. Ambasadorit Arvizu i shpreh mirënjohjen sepse ishte katalizator i realizimit të shpejtë të takimit, por nuk u takuam fikizkisht, për arsye familjare, ai ndodhej diku jashtë Uashigtonit, në Kolorda, por kemi qënë në kontakt të vazhdueshëm dhe ka qenë i kujdesur që gjithçka të shkojë mirë.

– A patët mundësi të takoheshim me Ëithers në këtë vizitë?

Ai është një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe është për të ardhur keq që një pjesë e vogël e njerëzve në Shqipëri, ata që janë në një elitë pushteti, nuk e respektojnë si një amerikan që ka lënë gjurmë dhe që do të mbahet mend me respekt nga të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë qenë në kohën kur ai ka ndodhej këtu… Ëithers ka përcjellë mesazhet e drejtëpërdrejta ndaj secilës palë, në funksion të diçkaje që SHBA mbështet popullin shqiptar dhe nuk janë aleat i një pale politike në pushtet, por aleat të Shqipërisë dhe popullit dhe për këtë janë shumë kërkues ndaj atyre që qeverisin dhe atyre që janë në opozitë.

-Në delegacionin tuaj në SHBA ishte edhe deputeti Harasani. Është vendosur paqe edhe me të?

Ne nuk kemi patur ndonjëherë luftë në PS. Ishte një periudhë e rëndë kur duhet të silleshim si rezistencë opozitare për shkak të grabitjes së zgjedhjeve dhe mënyrës se si u soll qeveria, që nuk lejoi as hetimin e zgjedhjeve, jo për të rrëzuar qeverinë, por për të mos lejuar përsëritjen. Vjedhja e zgjedhjeve në dritë të diellit në maj 2011 i dha fund atij qëndrimi, pasi protestat tona intensive kishin si qëllim që ne të dëgjoheshim dhe të gjithë ndërkombëtarët të kuptonin që ka diçka që nuk funksiononte në themel demekoratik dhe sot nuk ka partner që mos ta dijë që problem qëndron tek zgjedhjet dhe se ky është çelësi për të ecur përpara. Ne kemi hyrë në kursin tonë politik të ri si një alternativë qeverisëse, për të dhënë programin më të detajuar që një parti ka paraqitur në 20 vite, për t’I dhënë atyre një kontratë që do të kenë vetë në dorë.

– Ben Blushi ka folur me të njëjtën gjuhë në mungesë tuaj, pra ka një konvergjencë. Por, gjatë mungesës suaj, publikoi një artikull në të cilin e sheh Partinë Socialiste në një korsi disi më të ndryshme, më të majtë nga ajo që ju propozoni.

Nuk e kam takuar Benin, do ta takoj nesër pasi është pjesë e strategjisë së komunikimit të PS dhe kemi disa kohë që po përpunojmë strategjinë edhe në funksion të vlerave që ne përfaqësojmë si një forcë e qendrës së majtë, si një e majtë e re. Në kushtet e reja të kohës që jetojmë besoj se fjala platformë është një spekulim gazetaresk, pasi është e gjitha shprehje e një procesi që e kemi iniciuar dhe jemi angazhuar për të bërë të mundur që mesazhi të përcillet qartë që rilindjen, që qytetarët ta përceptojnë si një program real dhe jo vetëm një titull të bukur në një kopertinë.

– Megjithatë, zoti Blushi mbajti një qëndrim të ndryshëm përsa i përket Kodit Penal dhe në fund, u duk se i gjithë grupi parlamentar i PS i shkoi pas qëndrimit të tij. Çfarë ndodhi? Ishte një qëndrim spontan apo i organizuar?

 Ne ishim të angazhuar si me të gjithë kodet e tjera që ta përmirësonim në disa pika nevralgjike dhe praktikisht arritëm të futim në kod disa masa jashtëzakonisht të rëndësishme, duke nisur nga ndëshkimi më i rëndë i manipulimit zgjedhor, tek dhuna në familja dhe një sërë masash të tjera të domosdoshme edhe në kuadrin e procesit të afrimit të legjislacionit me BE-në. Në një pikë ku ishim të ndjeshëm dhe jo për arsye partiake, ishte ajo e statistikave, ku hasëm shumë rezistencë, që vazhdoi deri në pikën tjetër. Konstatuam nga pala tjetër që e dëshironte rrëzimin e kodit, për të vazhduar me alibinë e bllokimit të vendit nga opozita. Sidoqoftë, ajo që ju patë ishte një taktikë për të marrë më të mirën e mundshme, pasi në asnjë moment nuk ka qenë në diskutim votimi apo jo i kodit.

Comments are closed.