Zgjedhja e presidentit të ri, Wollfarth: Të zgjidhet kandidati i përshtatshëm

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth i bën apel politikës shqiptare që të përdoret sa më mirë koha për zgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm për president. Në një prononcim për mediat, Wollfarth foli ka kërkuar sërish realizimin në kohë të reformës zgjedhore. Ai vlerësoi punën e bërë nga komisioni për reformën zgjedhore ndërsa shtoi se ka pa kohë deri në fund të muajit, afat ky për përfundimin e reformës zgjedhore. “Janë bërë përparime të mëdha, por nuk ka shumë kohë deri në fund muaj. Numërimi elektronik mendoj se do të jetë efikas”, tha ndër të tjera Wollfarth. Ambasadori i OSBE-së, ka komentuar edhe numërimin elektronik, për të cilin u ra dakord në komisionin për reformën zgjedhore, duke e cilësuar atë si një proces efikas.

Comments are closed.