Ish-kryeministri Bashkim Fino mësohet se do të shpallë kandidaturën për President të Federatës Shqiptare të Futbollit që do të zhvillohet më 7 shkurt.

Deri tani deputeti i Partisë Socialiste është kandidat i vetëm përballë Armand Dukës, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë kandidatë të tjerë në garë.

Ditën e enjte Fino do të prezantojë edhe platformën me idetë se çfarë synon në 4 vite në drejtimin e FSHF nëse do të fitojë besimin e shumicës së anëtarëve.