Zgjedhjet / Presidenti i FIFA-s dhe i UEFA-s telefonojnë Dukën

Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Asamblenë e Përgjithshme dhe rizgjedhjes së presidentit Armand Duka në krye të FSHF-së edhe për katër vitet e ardhshme, krerët më të lartë drejtues të FIFA-s dhe UEFA-s kanë telefonuar presidentin e zgjedhur.

Fillimisht presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, gjatë një bisede telefonike fare pak orë pas mbylljes së punimeve i përcolli urimet e menjëhershme Dukës për vazhdimësinë e tij në këtë detyrë si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes UEFA-s dhe FSHF në projektet e përbashkëta.

Presidenti i UEFA-s gjithashtu ka shprehur përgëzimet e tij për mbarëvajtjen normale të punimeve teksa ka rikonfirmuar edhe angazhimin e tij për një bashkëpunim akoma më të ngushtë në vijim.

Po kështu edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, zhvilloi një bisedë telefonike urimi me presidentin Duka për votëbesimin që i dha sërish Asambleja.

Edhe kreu i FIFA-s përgëzoi Dukën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Asamblesë dhe njëherësh rikonfirmoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Similar Posts