I zhdukur prej 10 ditësh, gjenden në traget sendet e avokatit Muço

Janë gjetur në traget sendet personale të avokatit Besnik Muço, i cili ishte nisur për në Itali nga porti i Durrësit.

Janë gjetur xhupi, kartë qëndrimi italiane, çanta me sendet personale, ku binte në sy mungesa e pasaportës shqiptare të avokatit.

Këto sende i ka sekuestruar Policia e Durrësit si prova materiale.

Avokati Besnik Muço që prej vitit 1997 jetonte në Itali, ndërsa mësohet se nuk ka pasur dosje të rëndësishme gjatë punës së tij.

Similar Posts