Zhvillohet në Beograd Konferenca për sigurinë e produkteve në Ballkanin Perëndimor

 

Më 11 prill 2013, mbi 60 përfaqësues të qeverisë, agjencive publike, të shoqërisë civile dhe sektorit privat u takuan në Beograd për Konferencën Evropiane & Rajonale për “Kimikatet dhe siguria e produkteve në Ballkanin Perëndimor – një fushë prioritare për post-axhendën 2015 ” ku u përfaqësua dhe Shqipëria. Konferenca u organizua bashkërisht nga WECF Internacional dhe UNDP Serbi, së bashku me organizatat jo-qeveritare nga Ballkani Perëndimor, ku UNDP solli në fokus post-axhendën 2015 të zhvillimit në Serbi, ndërsa WECF International dhe partnerët rajonalë sollën në fokus kimikatet dhe sigurinë e produkteve në Ballkanin Perëndimor.  Znj. Leposava Sojic zëvendësministre e Zhvillimit të Energjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Serbisë, prezantoi rolin e ministrisë në mbikëqyrjen dhe zbatimin e sigurisë kimike si dhe përqasjen lidhur me shëndetin e fokusuar tek çështja e grave.  Ndërkohë nga ana e saj Znj. Jeremiç Borka që përfaqësonte UNDP në Serbi paraqiti konkluzionet e para nga konsultimet kombëtare mbi post-axhendën 2015 në Serbi. Konsultimet kanë mbledhur prioritetet dhe qëndrimet nga një gamë e gjerë e palëve të interesuara nga sektorë të ndryshëm për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Prioritetet varionin nga përmirësimi i infrastrukturës lokale për qeverisje transparente, deri tek përfshirja e barazisë gjinore, shëndeti dhe mjedisi. Znj. Sascha Gabizon, Drejtore Ekzekutive e WECF Internacional, theksoi se konferenca synonte të shkëmbente rezultatet kyçe dhe praktikat më të mira nga praktikat 2-vjeçare të projektit të financuar nga BE për kimikatet dhe sigurinë e produkteve në Ballkanin Perëndimor, në të cilin organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia së bashku me partnerët nga Gjermania, Franca, Hollanda dhe Estonia kanë zhvilluar fushata të fuqishme për sigurinë e produkteve dhe kimikateve, veçanërisht për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve. Znj Evis Qaja Drejtore dhe koordinatore e Koalicionit për Sigurinë e Lodrave për Shqipërinë paraqiti suksesin e fushatës 2 vjeçare që u përqendrua në eliminimin substancave toksike në lodra, duke kulminuar në fuqizimin e legjislacionit dhe bashkëpunimin me aktorë të ndryshëm në krijimin e Koalicionit të Parë Shqiptar për Sigurinë e Lodrave. Projekti ka arritur përveç të tjerash edhe në ndërtimin e kapaciteteve bazuar në rregulloren e BE-së lidhur me kimikatet për të promovuar sigurinë për përgjegjësinë sociale në lidhje me sigurinë e produkteve kimike. Pjesëmarrësit në Konferencë përgatitën rekomandime për forcimin e menaxhimit të sigurisë kimikate dhe theksuan nevojën për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, identifikimin e mundësive për harmonizimin dhe shkëmbimin e njohurive dhe burimeve, për të shmangur ndikimet negative nga rregullore të ndryshme lidhur me sigurinë dhe mbikëqyrjen e kimikateve. Pjesëmarrësit në Konferencë gjithashtu vunë në dukje mungesën e Agjencive në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përgjegjëse për rregullimin e sigurisë kimike në Ballkanin Perëndimor, duke identifikuar si prioritet që të ketë një Bord Kombëtar Rregullator për Sigurinë Kimike dhe për të ndërtuar dhe për të krijuar vazhdimësinë e kapaciteteve institucionale për këtë çështje, për shembull përmes një agjencie kombëtare. Pjesëmarrësit në konferencë ranë dakord për krijimin e rregulloreve më efektive nga ku zbatimi dhe implementimi akoma mbetet një sfidë, si dhe masat për të mbështetur rregullimin efektiv ekziston nevoja për një shoqëri civile të fuqishme, të veprojë si vëzhgues dhe për thirrje për transparencë të vazhdueshme dhe për një qeverisje më të mirë.