Zjarr në “Don Bosko”, në flakë disa makina

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme parkingun e një pallati 10-katësh në zonën e “Don Boskos”. Dyshohet se nga zjarri i rënë në parkingun e një kompleksi janë djegur disa makina. Roja i parkingut ka deklaruar fillimisht të ketë parë të paktën dy makina që digjeshin. Sipas policisë, makinat e djegura janë një “Ford” me targë AA 081 CJ dhe një makinë tjetër tip “Mitsubishi”. Rënia e zjarrit ka shkaktuar panik edhe tek banorët e kompleksit, pasi me të rënë zjarri në të gjithë zonën përreth është ndërprerë energjia elektrike për arsye sigurie. Në vendngjarje mësohet se kanë shkuar forca zjarrfikësish për të shuar flakët, por edhe forca të policisë. Sipas burimeve të para të policisë, dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në parkingun e nëndheshëm.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here