Zyrtare nga NASA: Kemi gjetur ujë në Mars

uje ne MarsNë një konferencë të veçantë për mediat NASA (Agjencia Amerikane e Hapësirës) tha se ka gjetur prova se në Mars ka ujë. Sipas shkencëtarëve amerikanë janë vërejtur disa damarë të zinj mbi planet, që kanë çuar në konfirmimin se bëhet fjalë për një rrjedhje periodike të ujit. Rrjedhat e ujit lënë shenja të gjata dhe të errëta në terrenin marsian, që mund të shkojnë deri në qindra metra. Sipas NASA uji rrjedh në gjendje të lëngët gjatë muajve të ngrohtë të vitit ndërsa gjithçka thahet në vjeshtë dhe dimër.

Më poshtë janë disa foto nga orbita e Marsit që tregojnë shkëmbinj, si dhe mure të pjerrëta luginash dhe krateresh. Ata janë të mbuluar me vija të shumta rrjedhash. Shkencëtarët janë ende të pasigurt se nga vjen ky ujë, por dyshojnë se mund të vijë nga akujt e nëntokës, ose ujëmbajtësit e kripur, apo mund të kondensohen në atmosferën e hollë të Marsit.

Pamje nga planeti Mars
Pamje nga planeti Mars
Pamje nga planeti Mars
Pamje nga planeti Mars

“Kemi parë ujë të lëngshëm në sipërfaqen e Marsit”, – tha Michael Meyer, kreu i grupit studiues të NASA-s që merret me zbulime mbi Marsin. “Për shkak të kësaj që kemi parë, dyshojmë se minimalisht është e mundshme që Marsi të ketë një ambient të banueshëm gjatë ditëve të sotme”.

Disa miliarda vjet më parë, kur Marsi ishte një planet ende i ri, mendohet se në sipërfaqen e tij kishte lumenj, liqene dhe oqeane. Shkencëtarët e kanë konfirmuar prej kohësh ekzistencën e ujit në formë të ngrirë në polet e planetit. Dhe tani ekzistenca e ujit në formë të lëngshme është një zbulim shumë i rëndësishëm për eksplorimet në hapësirë.

 

Similar Posts